Last

Ferguson: Kam vetëm një pendim gjatë kohës me Man Utd!


Sir Alex Ferguson fitoi gjithçka në një karrierë të shquar 27-vjeçare në krye të Manchester United.

Por edhe skocezi e pranon se jo gjithçka ka qenë në rrugën e duhur dhe ka zbuluar një pendim që ndjen më shumë se një dekadë më parë.


Pavarësisht fitores ndaj Chelseat në finalen e Ligës së Kampioneve 2008 në Moskë, Ferguson pranon se ai ishte përballur me një dhimbje koke rreth zgjedhjeve në formacion atë ditë, transmeton lajmi.net.

Park Ji-Sung ishte djaloshi që nuk ishte fare pjesë në finale, megjithëse luajti nga fillimi në të dyja ndeshjet gjysmëfinale kundër Barcelonës.

“Për të fituar Kupën Evropiane është fantastike”, tha Ferguson për MUTV.

“Ishte një grup shumë i mirë lojtarësh me një qëndrim të mirë dhe një skuadër e fortë”.

“Problemi im në finalen e vitit 2008, ndoshta pse edhe unë pendohem deri më sot, është që e lashë jashtë Park Ji-Sung në finale”.

”Ai luajti një rol të madh dhe ky është problemi kur të arrini në këto finale. Asnjë lojtar nuk meriton të lihet jashtë saj”, deklaroi Fergie.

Kujtojmë se mesfushori koreano-jugor nuk ishte as në stolin e rezervave në finalen e vitit 2008.