Fernando Torres tërhiqet nga futbolli! - News48 (BST)

Header Ads

Fernando Torres tërhiqet nga futbolli!


“Kam diçka shumë të rëndësishme për të lajmëruar. Pas 18 vitesh të emocionuese, ka ardhur koha t’i jap fund karrierës sime në futboll. Të dielën e ardhshme, në orën 23:00, ora 10:00 në Japoni, unë do të mbaj një konferencë për shtyp në Tokio për të treguar më shumë detaje”, me këto fjalë Fernando Torres njoftoi vendimin për t’u tërhequr nga futbolli.


I njohur me nofkën “El Nino”, sulmuesi spanjoll mbyll karrierën tek skuadra e Sagan Tosu, në moshën 35-vjeçare.

Në karrierën e tij 18-vjeçare, Torres ka luajtur në 706 ndeshje, ku ka shënuar 252 gola dhe ka shërbyer 73 asist. Ai do të mbahet mend për Kupën e Botës të fituar me Spanjën në vitin 2010, ndërsa në palmaresin e tij ndodhet një Champions League e fituar me Chelsea, dy herë kampion Europe me Spanjën, dy Europa League (Atletico Madrid & Chelsea) dhe një FA Cup po me Chelsea.

Në sezonin 2011-12 u shpall golashënuesi më i mirë në Kupën e Konfederatave me 5 gola, po ashtu ndodhi në Euro 2012, ku ai u shpall sërish golashënuesi më i mirë me 3 gola.


AUSTRALIA WEATHER
Powered by Blogger.