Last

Fton 32 shokë për ditëlindje por askush s’i vjen, vogelushit mori nje surprize qe ka prekur boten

I ulur në tavolinë i vetëm, pa miq, i rrethuar nga pjata të zbrazura në ditën e tij të lindjes. Kjo është pamja e të birit që një nënë nga Arizona ka shpërndarë në Facebook.

Në foto i vogli Teddy Mazzini, i cili kishte ftuar 32 shokë klase për drekë në një piceri, duket teksa i pret ata me padurim të vijnë.

Fotografia, e cila është dërguar nga nëna e vogëlushit tek një gazetar lokal, ka pasuar me një efekt surprizues.

Teddy ka marrë më qindra e mijëra urime në Facebook nga njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota, por si të mos mjaftonte kjo, skuadra e NBA, Phoenix Suns, ka ftuar të voglin që të festojë ditëlindjen me ta.

Mamaja e Teddyt ka treguar për ABC 15 se disa nga prindërit e fëmijëve i kishin dërguar mesazh duke dhënë justifikime të ndryshme për pamundësinë e paraqitjes në ditëlindje, ndërsa të tjerët thjeshtë kanë inj.oruar ftesën e tyre.

Në një prej urimeve të shumta në rrjetet sociale lexohet:

Gëzuar ditëlindjen burrë i vogël. Një ditë do ta kuptosh se lumturia buron nga brenda dhe të tilla situata nuk do të të mërzisin më”.

Ka pasur edhe nga ata që kanë kr.itikuar gjestin e të ëmës dhe nuk kanë arritur të kuptojnë qëllimin e shpërndarjes së fotos nga ajo. Komentuesit ia vënë fajin të ëmës, e cila, sipas tyre, ndoshta nuk e ka organizuar siç duhet festën dhe rezultati është ky.

I ulur në tavolinë i vetëm, pa miq, i rrethuar nga pjata të zbrazura në ditën e tij të lindjes. Kjo është pamja e të birit që një nënë nga Arizona ka shpërndarë në Facebook.

Në foto i vogli Teddy Mazzini, i cili kishte ftuar 32 shokë klase për drekë në një piceri, duket teksa i pret ata me padurim të vijnë. Fotografia, e cila është dërguar nga nëna e vogëlushit tek një gazetar lokal, ka pasuar me një efekt surprizues.