Header Ads

Gazetarët ‘bombardojnë’ trajnerin e Çekisë për Kosovën


Republika e Çekisë mposhti 3:0 Malin e Zi, por trajneri i kësaj kombëtare Jaroslav Silhavy, ka nisur të mendojë menjëherë për Kosovën.

Ai ka mbetur i befasuar me fitoren e djemëve tanë 3:2 në Sofje të Bullgarisë.


Silhavy është dashur t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për fitoren e Kosovës ndaj Bullgarisë.

“Kosova duket të jetë rivali ynë më i fortë. Ata erdhën nga vazoja e pestë dhe shikoni ku janë tani. Kanë pesë pikë dhe nuk kanë humbur asnjërën nga tri ndeshjet. Ata luajnë si malazezët, por janë më produktiv”, ka thënë trajneri çek pas fitores me Malin e Zi, raporton Gazeta Olle. “Ne duhet ta shikojmë veten dhe të bëjmë punën tonë. Në shtator na presin dy udhëtime të vështira në Ballkan, ndaj Kosovës dhe Malit të Zi.

Nëse menaxhojmë mirë ndeshjen me Kosovën, mund të marrim frymë më lirshëm”, shtoi Silhavy. Çekia ka gjashtë pikë në vendin e dytë. Kanë shënuar dy fitore në shtëpi më Bullgarinë dhe Malin e Zi, ndërsa kanë pësuar ndaj Anglisë në udhëtim.

Kosovë – Çeki është ndeshja e radhës, që zhvillohet më 7 shtator në stadiumin Fadil Vokrri.


Powered by Blogger.