Last

Genc Nuza me vlerësim interesant për gjyqtarin e ndeshjes Bullgari – Kosovë


Genc Nuza me vlerësim interesant për gjyqtarin e ndeshjes Bullgari – Kosovë

Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza ka dhënë një vlerësim interesant për gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Mads-Kristoffer Kristoffersen.


Danezi 36 vjeçar Mads-Kristoffer Kristoffersen do të ndajë drejtësinë në mes të Bullgarisë dhe Kosovës, në ndeshjen e sotme që zhvillohet në kuadër të eliminatoreve “Euro2020”.

Nuza për Insportin ka thënë se Kristoffersen ka një mesatare të lartë për dhënien e kartonëve dhe futbollistët e Kosovës duhet të kenë kujdes të shtuar për ndeshjet e ardhshme, duke e ditur edhe problemin me lëndime të futbollistëve që ka tani përfaqësuesja jonë.

“Kristoffersen në 43 ndeshje që ka ndarë drejtësinë, ka një mesatare të lartë të kartonëve. 187 kartonë të verdhë dhe 14 të kuq, futbollistët duhet të kenë kujdes të shtuar, sepse suspendimet e pa nevojshme mund të na kushtojnë duke ditur problemin me lëndime që ka tani Kosova. Është një gjyqtar jo edhe aq tolerant, pra duhet kujdes maksimal. Shpresoj që futbollistët tanë t’i evitojnë kartonët dhe iu uroj sukses në këtë ndeshje”, tha Nuza, shkruan Insporti.com.

Kristoffersen emblemën e FIFA-s e mbanë që nga viti 2013.

Ndryshe, ndeshja nis nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Vasil Levski Stadium”.