Gjermania U21 shkatërron Serbinë në Kampionatin Evropian


Kombëtarja U21 e Gjermanisë që ishte ndalur në ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë nga Kombëtarja e Kosovës U21, ka shkatërruar Serbinë në Kampionatin Evropian për të rinj. Gjermanët në ndeshjen e vlefshme për grupin B, kanë mposhtur 6:1 Kombëtaren e Serbisë.


Gian-Luca Waldschmidt me tri gola, Marco Richter, Mahmoud Dahoud dhe Arne Maier me nga një gol, shënuan për këtë fitore të thellë të Gjermanisë.

Me këtë fitore, Gjermania U21 kryeson grupin B me gjashtë pikë.

Kjo kombëtare e Gjermanisë në rrugën kualifikuese për Kampionatin Evropian ka qenë në grup me Kosovën.

Ndeshjen e parë gjermanët në shtëpinë e tyre e kishin fituar pas shumë vuajtjeve me rezultat 1:0, ndërsa ndeshja e kthimit e zhvilluar në Mitrovicë kishte përfunduar 0-0.