Last

Hazard zgjedh numrin te Reali, heq dorë nga 10-shi...!


Eden Hazard ka hequr dorë nga numri i tij 10-të te Real Madrid për të marrë numrin legjendar të kësaj skuadre, 7-shin.

Belgu ka kompletuar transferimin prej 100 milionë euro nga Chelsea te Real Madrid të premten në mbrëmje.


Gjigantët spanjoll i kanë nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Hazard.

Te Real Madrid, Eden Hazard do të mbajë numrin 7, që në të kaluarën e ka veshur Cristiano Ronaldo dhe Raul Gonzales.

Ky numër aktualisht mbahet nga Mariano Diaz.