Atletico Madrid do të zyrtarizojë të mërkurën blerjen e Joao Felix nga Benfica. Klubi madrilen dhe ai portugez kanë kaluar gjithë ditën e sotme duke finalizuar operacionin, që është praktikisht i mbyllur.


Sipas “AS”, dy klubet nuk mund ta zyrtarizojnë akoma marrëveshjen, sepse kanë mbetur akoma edhe disa detaje për t’u sqaruar.

Gjithsesi, gjithmonë sipas “AS”, dy palët besojnë se Joao Felix do të jetë një lojtar i Atletico Madrid në orët e ardhshme për shumën e frikshme 120 milionë euro.



Previous Next