Juventus i bindur se do të transferojë mesfushorin e PSG-së


Juventus janë të bindur se do të arrijnë marrëveshje me Adrien Rabiot, për transferimin e francezit në Torino.

Mesfushori i Kombëtares së Francës është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me PSG-në.


‘Bardhezinjtë’ janë duke punuar për të mbyllur sa më parë marrëveshjen me 25 vjeçarin, dhe shpresojnë që në fundjavë të mbyllin çështjen e transferimit.

Rabiot sipas ‘Goal.com’ do të nënshkruajë kontratë afatgjate, duke fituar rreth 7 milionë euro.

Është drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, që ka qenë i lidhur me këtë transferim, duke pasur mundësinë të fliste drejtpërdrejt me nënën e futbollistit, që është edhe agjente e tij.