Last

Kjo është deklarata e Rashicës


Futbollisti Milot Rashica, është ndarë i zhgënjyer me barazimin 1:1 të së premtes, mirëpo tani ka bërë të ditur se do të përqendrohet te ndeshja e radhës, kundër Bullgarisë. Kosova u ndal me barazim 1:1 nga Mali i Zi në ndeshjen e rrethit të tretë të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020,


pasi dështoi t’i konkretizojë rastet e shumta në një takim që u zhvillua pa shikues në stadiumin e qytetit në Podgoricë.

“Nuk arritëm rezultatin qe dëshironim por luftuam deri në fund. Fokusohemi për ndeshjen e radhës. Kosova, krenarë”, ka shkruar Rashica në Instagram.