Kjo është dilema e madhe te Kosova - News48

Header Ads

Kjo është dilema e madhe te Kosova


Kombëtarja e e Kosovës në futboll do të zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin qershor, në kuadër të fazës kualifikuese për në kampionatin evropian ‘EURO 2020’. Kosova, që vjen pa humbje që nga tetori i 2017-tës,


do të synojë të vazhdojë ecurinë mbreslënëse të ndeshjeve pa humbje, shkruan Insporti. Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes do t’i luajë dy ndeshje, fillimisht do të takohet me Malin e Zi në Podgoricë, më 7 qershor, e më pas më 10 qershor do të luajë në Sofje ndaj Bullgarisë.

Trajneri zviceran do të ketë disa dilema për këto përballje, dhe zgjedhja e kapitenit do të jetë njëra prej tyre.

Kjo për shkak se Kosovës i mungojnë disa prej futbollistëve më të rëndësishëm në repartin e mesfushës, të cilët kanë bartur edhe shiritin e kapitenit. Tri mungesat e mëdha janë Hekuran Kryeziu, Herolind Shala e Valon Berisha, andaj Challandesit do t’i duhet të mendojë për shiritin e kapitenit për dikë tjetër.

Përveç futbollistëve të lënduar, te Kosova startues nuk pritet të jetë as Samir Ujkani, me Aro Muric që me shumë gjasë do të startojë në vend të tij. Te Kosova për këto ndeshje është rikthyer Anel Rashkaj, kurse si kapitenë të mundshëm shihen edhe Milot Rashica e Amir Rrahmani.

Rashkaj, që sipas të gjitha gjasave do t’i nisë këto ndeshje nga banka rezervë, mund të bëjë që Challandes të zgjedhë midis dy opsioneve, Amir Rrahmanit e Milot Rashicës.



Powered by Blogger.