Futbolli italian vazhdon të përjetojë krizë, ndërsa një të tillë e ka pësuar edhe klubi i Foggias.

Bashkëpronarët e këtij klubi, Franco Sanella dhe Fedele kanë vendosur ta shesin ekipin që garon në Serie B për një shumë simbolike.


Vetëm 1 euro do të jetë çmimi nëse dikush dëshiron ta blejë Foggian, transmeton lajmi.net.

Sanella dhe Fedele pas vetëm katër viteve, ku bën investime të mëdha, kanë marrë vendim për shitjen e klubit.

Nëse deri më 24 qershor nuk paraqitet asnjë blerës, Foggia do përfundojë në rangjet më të ulëta të futbollit italian.

Sezonin që lamë pas, Foggia nuk arriti të siguronte ndeshjet e ‘play-off’ në Serie B për vetëm 1 pikë – pasi ishte dënuar me -6 pikë nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC).


Previous Next