Last

Kroos: Largimi i Ronaldos i bëri të gjithë të lumtur


Shumë lojtarë e kanë të vështirë për t’i dhënë lamtumirën futbollit dhe e zgjasin karrierën e tyre duke luajtur në Kinë dhe SHBA, por ky nuk është Toni Kroos.

Të paktën kështu mendon për momentin mesfushori gjerman i Realit të Madridit, i cili thotë se në moshën 33-vjeçare mund ta lërë futbollin në nivele të larta. Në një prononcim për gazetën gjermane “Bild”, ai thotë se do ta lërë futbollin shumë shpejt.


“Zgjatja e kontratës me Realin është bërë në atë mënyrë që unë ta lë futbollin kur të përfundojë edhe kontrata. Mosha 33-vjeçare është e duhura për ta lënë futbollin. Unë nuk do të luaj kurrë në Amerikë, Kinë apo Katar.

Këtë e përjashtoj në mënyrë kategorike”, tha Kroos, i cili thotë se me Gjermaninë shpreson të luajë në Europianin 2024. T

oni Kroos foli edhe për largimin e Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit drejt Juventusit dhe e “thumbon” duke thënë se diçka e tillë i bëri të gjithë të lumtur. “Ronaldo ishte një lojtar i jashtëzakonshëm dhe unik. Por largimi i tij ishte diçka e mirë për të gjithë, për atë që kërkonte një sfidë të re dhe për Realin që mori milionat”, ka thënë Toni Kroos.