Lajmi i fundit nga Podgorica: Ky pritet të jetë kapiteni i Kosovës sonte - News48

Header Ads

Lajmi i fundit nga Podgorica: Ky pritet të jetë kapiteni i Kosovës sonte


Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen e radhës në kualifikimet për Euro 2020.

Dardanët do të përballen me kombëtaren e Malit të Zi, në Podgoricë, në ndeshjen ku lojtarët kanë bërë të ditur se do të kërkojnë tri pikët.


Për këtë ndeshje, selektori Bernard Challandes do të ketë disa mungesa në repartin e mesfushës si Valon Berisha, Herolind Shala e Hekuran Kryeziu.

Të tre këta emra janë në listën e atyre që mbajnë shiritin e kapitenit, dhe me Samir Ujkanin që pritet të jetë në bankën rezervë, nuk dihet se kush do ta mbaj shiritin e kapitenit.

Por, lajmi i fundit nga Podgorica, nga raportimet e gazetarit Arlind Sadiku në lidhje direkte me SuperSport, i cili gjendet afër kampit dardan, kanë dhënë një emër të ri që mund ta bartë shiritin e kapitenit.

Sipas Sadikut, qendër sulmuesi Vedat Muriqi pritet të jetë ai që do ta mbaj këtë përgjegjësi, përcjell lajmi.net.

Asgjë nuk është akoma e zyrtarizuar, por Muriqi shihet si favoriti për shiritin.


Powered by Blogger.