Last

Leonardo përgatit "hakmarrjen" ndaj Milanit


Zyrtarizimi pritet në orët e ardhshme, por Leonardo është praktikisht një hap larg kthimit te Paris Saint-Germain. Drejtuesi brazilian u nda nga Milani në fund të një sezoni që u mbyll me zhgënjim dhe tashmë do të rinisë punën në Paris, aty ku si dhuratë po mendon të çojë një emër të rëndësishëm, që do të ishtë edhe një hakmarrje e vogël ndaj Milanit.


Në shënjestrën e ish-mesfushorit është Gianluigi Donnarumma, portieri i Milanit që është ndër lojtarët kuqezinj me më shumë vlerë në merkato, shkruan Tuttosport.

Leonardo e di mirë situatën financiare të Milanit dhe e ka të qartë edhe çmimin e portierit të kombëtares italiane, sepse me një ofertë 60-65 milionë euro zor se drejtuesit e klubit milanez do të refuzonin, duke parë një mundësi të artë për të rregulluar disi bilancin.

Natyrisht, në aspektin e imazhit Milani do të merrte një goditje, por në të shkuarën tifozët kanë qenë shpesh të ndarë në lidhje me Donnarumman dhe largimi i tij nuk do të ishte katastrofë, aq më shumë që Milani ka një ekspert si Reina në skuadër, si dhe të riun Plizzari.