Eden Hazard foli shkurt dhe ëmbël kur i dha lamtumirën bashkëlojtarëve të tij të Chelsea në grupin e tyre në WhatsApp.

Ylli belg më në fund finalizoi kalimin e tij në Real Madrid këtë muaj, me marrëveshjen që pritet të shkojë deri në 150 milion euro.


Hazard ndihmoi ‘Blutë’ drejt triumfit të Ligës së Evropës, para se të prezantohej si lojtar i Realit në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi i Chelseat, Emerson Palmieri ka zbuluar edhe një moment nga kjo lamtumirë.

Palmieri i tha ESPN-së: ”Në grupin WhatsApp, shkrimi i fundit ishte i Eden Hazard”.

”Ai na tha lamtumirë, që atëherë, ne nuk dimë asgjë tjetër. Është e pazakontë”.

”Ai dërgoi një “faleminderit, ju dua djema”, dhe më pas u shfaq që “Eden Hazard u largua nga grupi”. U befasova, ai me të vërtetë u largua”, deklaroi braziliani.


Previous Next