Last

Maldini ka gati “dhuratën” e parë për trajnerin e ri, vjen sulmuesi kolumbian


Për të bindur trajnerin Marco Giampaolo të firmosë kontratën me Milanin drejtori sportiv i kuqezinjve Paolo Maldini ka bërë gati “dhuratën” e parë për trajnerin ende nën kontratë me Sampdoria. Ai është sulmuesi kolumbian Luis Muriel, lajm që konfirmohet nga “La Nazione”.


Lojtari është në pronësi të Sevilla, me të cilën ka një kontratë deri në vitin 2022. Në janar, Muriel u transferua në formë huazimi te Fiorentina, e cila ka vendosur të rikthejë lojtarin në Spanjë. Për këtë arsye, Milan ka nisur bisedimet me skuadrën e Sevilla për të mbajtur lojtarin në Serinë A.

Për të siguruar shërbimet e Muriel, 28 vjeç, Milan duhet të paguajë rreth 15-20 milionë euro, shumë që Sevilla ka paguar dy vite më parë kur mori lojtarin nga Sampdoria. Trajneri Giampaolo e njeh mirë lojtarin, pasi e ka trajnuar për një vit kur ishin së bashku te Sampi.