Jose Mourinho ka hedhur dritë për planet e tij të ardhshme, duke zbuluar se ai e sheh veten duke u bërë menaxheri i një ekipi kombëtar dhe jo i një klubi tjetër.

Ish-trajneri i Manchester United ka qenë pa ekip pasi që u shkarkua nga ‘Djajtë e Kuq’ në dhjetor të vitit 2018 dhe kohët e fundit u shfaq si analist për transmetuesin beIN SPORTS.


Në një intervistë të transmetuar nga Eleven Sports megjithatë, 56-vjeçari zbuloi se ende ka dëshirën për të marrë sfida të reja në botën e menaxhimit.

“Dua të garoj në kompeticione të reja”, tha ai.

“Mendoj për Kampionatin Botëror dhe Kampionatin Evropian”.

“Për një kohë të gjatë unë kam pasur dëshirë për të provuar një aventurë të tillë. Tani për tani, unë e shoh veten më shumë në një ekip kombëtar se sa me një klub të ri”.

“A është Portugalia skuadra e duhur për mua? Jo domosdoshmërisht”, zbuloi Special One.


Previous Next