Muriqi tek Galatasaray me shifra dhe pagë milioneri...! - News48 (BST)

Header Ads

Muriqi tek Galatasaray me shifra dhe pagë milioneri...!


Vedat Muriqi do të hedhë hapin gjigant drejt klubit të Galatasaray. Pas një negocimi të gjatë mes klubit të madh turk dhe Rizesporit, që ka kartonin e sulmuesit të Kosovës, akordi është gjetur dje.


Mediat turke “TRT” dhe “Fanatik” kanë bërë me dije Rizespor fillimisht kërkoi 10 milionë euro për kartonin e Muriqit, ndërsa Galatasaray ofroi vetëm 3 milionë.

Më pas kërkesa ra në 6 milionë, por me insistimin e vetë futbollistit kosovar, Rizespor pranoi të marrë 4 milionë euro, që ishte edhe oferta më e lartë nga Galatasaray, teksa Fenerbahce prej kohësh kishte ofruar 2 mln euro.

Kështu 25-vjeçari do të kalojë tek skuadra e Stambollit, aty ku vetë lojtari do të përfitojë pagë 1.8 milionë euro, por që nëse kap bonuset e vendosura shkon deri në 2.2 milionë.

Sezoni i fundit i Muriqit në Turqi ishte sukses më vete, duke qenë se arriti të shënojë 17 gola dhe dha 8 asiste në 34 ndeshje të kampionatit turk.


AUSTRALIA WEATHER
Powered by Blogger.