Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës ku pas një aks.denti t.ragjik u shua një familje. Si pasojë e a.ksidentit kanë ndërruar jetë Bardhok, Valentina, Florida, ndërsa në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet 26-vjeçarja Xhuljana dhe drejtuesi i mjetit Arlintin Alia,


32 vjeç nga Puka, i cili mendohet se është i fejuari i saj.

Pak para se të ndodhte a.ksidenti, familja kishte darkuar në një restorant në Elbasan dhe më pas ishin kthyer për në Tiranë rreth orës 02:00 të mëngjesit. Ata kishin dalë për të festuar ditëlindjen e 22-vjeçares Florida. Pas tyre, në një tjetër makinë, po udhëtonin në një distancë shumë të afërt me makinën që u përp.las, edhe pjesa tjetër e familjes. Ata kanë qenë me një makinë tip “Mercedez Benz”. Familja Bibaj ishin me origjinë nga Mirdita, por jetonin në Bathore.

Mendohet se shkak për aks.dentin mendohet të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën ka qenë duke udhëtuar automjeti tip “BMW”, me targë AA472 PE, por edhe mungesa e ndriçimit.

Në një video të publikuar në media, dëgjohet duke bërtitur vajza tjetër e çiftit, që ndodhej në makinën tjetër, derisa në vendngjarje mbërrijnë dy autoambulanca.

SHKAKU I NGJARJES

Ekspertë të P.olicisë Rrugore që kanë mbërritur në vendngjarjen, duke bërë këqyrjen dhe matjet përkatëse, kanë përcaktuar paraprakisht edhe shkakun e aksidentit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, d.yshohet se automjeti, me të cilin udhëtonin v.iktimat, ka qenë me një shpejtësi mbi 110 km/h, në momentin që ka humbur kontrollin.


Të njëjtat burime thanë se ka d.yshime se drejtuesi i mjetit mund ta ketë humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë, duke përshkuar mes për mes rreth rrotullimin e më pas është përplasur me një nga bordurat anësore të rrugës, duke sjellë përmbysjen e makinës. Përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke sjellë vd.kjen e menjëhershme të tre anëtarëve të familjes Bibaj. Nuk dihet ende nëse ka qenë ndonjë pakujdesi e shoferit, gjendja e përgjumjes apo nëse ai kishte konsumuar alkool. Për të përcaktuar nivelin e alkoolit, priten analizat e gj.akut.

Previous Next