Last

Nuk do ta besoni te cili klub mund të përfundojë Gigi Buffon këtë verë


Portieri legjendar, Gianluigi Buffon mund të bëjë një rikthim sensacional Itali.

Kësaj radhe jo te Juventusi, as te ndonjë gjigant tjetër nga Serie A, por aty ku nisi gjithçka.

Parma është klubi ku ai mund të përfundojë.


41-vjeçari e kishte filluar karrierën pikërisht te ky klub si 17-vjeçar.

“Goal” raporton se palët kanë nisur kontaktet me kërkesë të vetë veteranit.

Sigurisht, nuk është se Buffon nuk do të mund të zgjidhte ndonjë klub më të madh dhe më të rëndësishëm, por duket se nostalgjia dhe malli për t’u kthyer aty ku filloi gjithçka ka nxjerrë më të mirën nga ai.

Buffon ishte pjesë e Parmës për gjashtë sezone, deri në vitin 2001, para se të kalonte te Juventusi për një shumë rekorde atëherë për portier