Nuk ndalet Napoli, shumë afër yllit të Real Madridit - News48 (BST)

Header Ads

Nuk ndalet Napoli, shumë afër yllit të Real Madridit


Napoli nuk e ka ndërmend të ndalet.

Skuadra e Carlo Ancelottit si duket po bëhet gati që ta rivalizojë Juventusin në luftë për titullin e Serie A.

Përderisa në Itali është afër arritjes së marrëveshjes me fantazistin e Romës, Kostas Manolas, tani napoletanët po synojnë edhe kolumbianin e Real Madridit, James Rodriguez.


Ky i fundit përfundoi huazimin te Bayerni i Munichut, kurse tani do të largohet përfundimisht nga Santiago Bernabeo, pasi Zidane nuk llogarit në të.

Gjithnjë sipas mediave italiane, klubi madrilen nuk dëshiron ta lë sërish në huazim 27-të vjeçarin, andaj edhe po mendon që të pranojë ofertë më të ulët, vetëm e vetëm që ta mbyllë përfundimisht çështjen e tij.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditëve në vijim, atëherë kur edhe pritet të mbyllet marrëveshja, siç thuhet, për afro 40 milionë euro.


AUSTRALIA WEATHER
Powered by Blogger.