Pogba apo Eriksen? Vendos Real Madrid


Real Madrid kanë vendosur mes Paul Pogbas dhe Christian Eriksen.

‘Los Blancos’ janë në kërkim të një mesfushori cilësor, dhe Paul Pogba dhe Christian Eriksen, janë emrat më të përfolur në mediet ndërkombëtare.


Por mes këtyre dy futbollistëve, Real Madrid ka vendosur të zgjedh Paul Pogban.

Në Spanjë shkruhet se Real Madrid e ka bërë Paul Pogban objektivin tyre kryesor deri në përfundim të afatit kalimtar të verës, para Christian Eriksen.

Për Paul Pogban interesim ka shprehur edhe Juventusi, që është e gatshme t’i ofrojë Manchester Unitedit shërbimet e Douglas Costas.