Manchester United do tentojë për blerjen e Philippe Coutinho dhe Ivan Rakitic, në rast se arrihet marrëveshja për shitjen e Paul Pogba te Real Madrid.

Pogba sinjalizoi Real Madridin këtë fundjavë kur ai pranoi se tani është një ‘kohë e mirë për të pasur një sfidë të re diku tjetër’, ndërsa po merrte pjesë në një ngjarje në Tokio.


Me francezin i cili vazhdimisht është i lidhur me një largim nga ‘Old Trafford’, me bordin e Man United që kërkon të gjejë sa më shpejtë zëvendësimin e tij pasi do fitojë rreth 150 milionë funte nga shitja e mesfushorit.

Sipas Mundo Deportivo, United do të synojë Rakiticin edhe Coutinhon për të mbushur boshllëkun e lënë nga 26-vjeçari nëse largohet këtë verë.

Dyshja e Barcelonës mendohet të jetë zëvendësim i përshtatshëm për francezin dhe United mund të jetë i gatshëm të bëjë një lëvizje për të dy mesfushorët pas largimit të Ander Herrera.

Coutinho ka qenë i lidhur me një largim nga ‘Camp Nou’ pavarësisht se erdhi nga Liverpooli një vit e gjysmë më parë, ndërsa Rakitic është gjithashtu një lojtar tjetër potencialisht që pritet të largohet nga Spanja.


Previous Next