Last

Portugalia fiton Ligën e Kombeve (Video)


Portugalia fiton Ligën e Kombeve në futboll! Portugezët janë kampionë të parë të kësaj lige e cila i ka zëvendësuar ndeshjet miqësore. Kombëtarja portugeze shënon fitore minimale me rezultat 1:0 në duel me Holandën, në finalen që u zhvillua në stadiiumun "Estadio do Dragao” në Porto.


Mbi 50 mijë shikues panë lojë shumë të mirë dhe me rivalitet të madh deri në çastet e fundit. Djelmoshat e përzgjedhësit holandez, Ronald Koeman, u munduan maksimalisht por të pafat që të arrijnë këtë trofe të çmueshëm. Në minutën e 60-të të ballafaqimit u vulos gjithçka, kur Goncalo Guedes nga rreth 17 metra me një goditje sa të fortë aq dhe të saktë e fërfëlloi topin në këndin e majtë, edhe pse Cillessen e preku me majet e gishtërinjve por jo edhe ta shpëtoi portën e tij.

Portugalia fiton Ligën e Kombeve dhe e siguron edhe biletën direkt për Kampionatin Evropian 2020. Cristiano Ronaldo me shokë festojnë këtë trofe të madh dhe që e arritën më shumë mund.

Për Ronaldon është edhe një sukses i madh, sepse me Portugalinë pas titullit të kampionit të Evropës në vitin 2016 tani fitojnë edhe Ligën e Kombeve, është trofeu i dytë për të në nivel të kombëtares.