Last

Reali e bindi Kubon duke i ofruar 2 milionë euro në sezon, Barcelona i ofroi 250 mijë euro


Është vetëm 18-vjeçar dhe do të luajë për ekipin e dytë të Real Madridit, por tashmë Kubo do të fitojë para aq sa fitojnë shumë futbollistë profesionistë – 2 milionë euro në sezon(1.2 milionë neto), kurse Barcelona i kishte ofruar 250 mijë euro në sezon, para se të promovohet në ekipin e parë.


Take Kubo është talenti më i ri që Real Madridi ka afruar. Ai do t’i bashkohet klubit të Los Blancos pas përfundimit të Kupës së Amerikës, ku është i ftuar me Japoninë.

Kubo tashmë ka mbushur 18 vjet dhe ka të drejtë të vendosë për t’u larguar nga Tokyo FC dhe nga kjo nuk do të preket Madridi nga ana e FIFA-s, ndryshe nga Barcelona vite më parë, pasi Kubo ishte pjesë e akademisë La Masia, por u detyrua të largohet për shkak të dënimit që morën katalunasit.

Ashtu si Madridi, edhe Barcelona tentoi që ta marrë futbollistin pasi mbushi 18 vjet, dhe sipas AS, kushtet ekonomike bën që Kubo të zgjedhë Realin.

Real Madridi i ka ofruar lojtarit 2 milionë euro në sezon (1.2 milionë neto) dhe do të luajë fillimisht për Real Madrid Castilla.

Edhe Barça e donte fillimisht për ekipin e dytë, por i ofruan 250 mijë euro në sezon dhe kjo nuk e bindi talentin japonez.

Kubo, te Castilla do të punojë me legjendën, Raul Gonzales dhe nuk përjashtohet mundësia që kohë pas kohe të ftohet në ekipin e parë të Realit, për të qenë nën urdhëratë e Zinedine Zidane.