Futbollisti më i përfolur i ditëve të fundit në botën e futbollit, Milot Rashica pas shumë angazhimeve, ka vendosur t’i ofrojë vetes pak relaks.

Ai së bashku me të dashurën e tij, Belkize Kera po kalon pushimet luksoze në ishujt Maldive, shkruan Reporteri.net.


“Hurawalhi Island Resort” është resorti luksoz ku Rashica po qëndron.

Në pamjet e publikuara llogarinë e tij në Instagram, vetë futbollisti kosovar e ka etiketuar “Hurawalhi Island Resort” si vendin ku po i bën pushimet.

Ky resort lukzos i ka uruar Rashicës mirëseardhje në një nga postimet e tij, ndërkohë që Rashica me humor ia kthen në gjuhën shqipe “Skeni kallxu që o vront koha”.

Se Rashica gjatë ditës së sotme ka qenë në humor shumë të mirë tregon edhe fakti se ai ka vazhduar të replikojë me komentues të tjerë në këtë postim.


Previous Next