Roma i është kundërpërgjigjur akuzave të bëra nga Francesco Totti, duke e quajtur lojtarin ‘’të çuditshëm dhe larg realitetit’’.

Totti zyrtarisht hoqi dorë si drejtor i Romës dje, duke i dhënë fund qëndrimit të tij 30-vjeçar në kryeqytetin italian.


Duke folur në një konferencë shtypi për të shpjeguar arsyet e largimit të tij, ish-kapiteni goditi ekipin e Serie A për moszbatimin e pikëpamjeve të tij gjatë kohës dyvjeçare në atë pozitë.

Ikona italiane tha se gjithmonë ka qenë i anashkaluar nga ekipi, duke mos marrë pjesë në asnjë vendim të madh të klubit verdhekuq.

Roma përmes një komunikate në faqen zyrtare, i ka mohuar tërësisht gjërat e thënë nga Totti:

”Klubi është jashtëzakonisht i zhgënjyer për të mësuar se Francesco Totti ka njoftuar se ka vendosur të largohet nga klubi dhe të mos e marrë pozitën e drejtorit teknik të Romës”, thuhet në deklaratë. “Ne i ofruam atij rolin pas largimit të Monchit, për të cilin ne prisnim përgjigjen e tij”.

‘’Ne i ofruam Francescos një nga rolet më të mira. Ne planifikonim të ishim të durueshëm që ta shndërronim atë nga një futbollist të madh në një menaxher të madh – çka e vërteton edhe roli që ia ofruam’’.

”Ndërsa kuptojmë se sa vështirë duhet të jetë që ai të marrë këtë vendim për të lënë Romën pas 30 vjetësh, ne besojmë se perceptimi i tij për faktet dhe vendimet e marra në klub janë të çuditshme dhe larg realitetit”, thuhet në deklaratën e ekipit romak.



Previous Next