Ronaldo me het-trick kundër Zvicrës, e dërgon Portugalinë në finale të Ligës së Kombeve (Video)


Kombëtarja e Portugalisë është finalistja e parë e Ligës së Kombeve.

Portugezët kanë arritur që në gjysmëfinale të mposhtin Zvicrën me rezultat 3:1, falë një super paraqitje të Cristiano Ronaldos.


Ylli i Juventusit serinë e golave e hapi në minutën e 25’, kur shënoi nga gjuajtja e lirë për 1:0.

Zvicra e arriti barazimin në minutën e 57’, kur Ricardo Rodriguez shënoi nga penalltia, për 1:1.

Kur u mendua se ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, ishte Ronaldo që u shfaq përsëri, për të shënuar dy gola të tjerë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi në minutat 88’ dhe 90’, për fitoren 3:1 të Portugalisë.

Në finalen e madhe, Portugalia do të takohet me fituesin e sfidës Angli – Holandë.