Last

Ronaldo shkruan historinë!


Ronaldo ka fituar 10 trofe të garave të ndryshme të UEFA-s, askush si ai në histori.

Cristiano Ronaldo me Portugalinë kanë triumfuar në edicionin e parë të Nations League, për ta fituar trofeun më të ri në Evropë.


Portugalia, në finale e mposhti 1-0 Holandën, për ta fituar trofeun e dytë në histori në epokën e Cristianos.

Për Ronaldon, ky është më shumë se një trofe. Ai u bë futbollisti i vetëm që fiton 10 trofe të garave të ndryshme të UEFA-s.