Last

Rrahmani emocionues: Ky ka qenë gëzimi më i madh në jetën time deri tani


Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani i është gëzuar fitores së sontme ndaj Bullgarisë.

Rrahmani ka thënë se kjo është fitorja e parë për kualifikime në evropian, përcjell lajmi.net. “Vetëm karakteri i fortë e bën me ndrru lojën nga humbja në fitore,


sot e kemi tregu atë, ky gëzim ka qenë më i madhi në jetën time deri tani. Sot ka qenë një ndjenjë e veçantë. E kemi tregu që jemi një ekip i fort, duhet me veçu se kjo është fitorja e parë për kualifikime në kampionat evropian”.

”Ju thash lojtarëve para ndeshjes se duhet të besojmë në fitore dhe të mos frikësohemi nga kundërshtari. Tërë kohën janë munduar me i ngjallë të gjithë, i tregova lojtarëve se duhet t ngjallen dhe të besojnë në fitore, kishim raste dhe të gjithë besonim se do të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë Rrahmani.

Ai ka shtuar se nuk do të jetë problem të luajnë as me Çekinë por ka theksuar se çdo ndeshje është e rëndëisishme.