Rrahmani në Serie A? Ja çfarë shkruan Di Marzio


Amir Rrahmani është afër Hellas Verona.

Skuadra e rikthyer në Serie A, është afër transferimit të mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani. Pas raportimit të disa medieve, është tani edhe eksperti italian i transferimeve,


Gianluca di Marzio, që raporton se Rrahmani do të jetë transferimi i parë i Hellas Verona këtë verë.

Rrahmani do të nënshkruajë me Veronën kontratë katër vjeçare.

Kujtojmë se në garën për Rrahmanin, Verona ka mposhtur Celticun dhe Standardin e Belgjikës.