Header Ads

Serbia me xhelozi të madhe raporton dhe numëron sukseset e Kosovës


Kombëtarja e Kosovës bëri senzacion me fitoren me rezultat 3:2 në Sofje kundër Bullgarinë, në ndeshjen e vlefshme të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020. Futbollistët e Kosovës bënë lojë të madhe dhe triumfuan me golat e Milot Rashicës,


Vedat Muriqit e Elbasan Rashanit.

Gazeta sportive “Sportski Zurnal” me xhelozi raporton për fitoren e Kosovës dhe numëron edhe sukseset e saja. “E ashtuquajtura Kosovë fitoi në Sofje me Bullgarinë me 3:2 dhe ka arritur fitoren e parë në Grupin A në kualifikimet për Kampionatin Europian 2020. Seleksioni i Kosovës është i pamposhtur në 11 ndeshje ndërkombëtare”, shkruan me xhelozi “Sportski Zurnal”.

“Kurir” shkruan me aq inati sa nuk mund ta përmend emrin Kosova, por me titull: “Futbollistët nga Prishtina tronditën bullgarët”. “Përzgjedhja e ashtuquajtur Kosovë është e pamposhtur në 11 ndeshje ndërkombëtare. E ashtuquajtura Kosovë ka pesë pikë nga tre ndeshje, Bullgaria e Mali i Zi kanë shënuar dy pikë në katër ndeshje”, raporton ky farë medium. Shumica e mediumeve serbe raportojnë kësi lloji duke qenë të tronditur me fitoret dhe sukseset e Kosovës që po shënon në rrafshin ndërkombëtar, si kombëtarja më e re.


Powered by Blogger.