Napoli, Inter dhe Milan janë duke konsideruar një lëvizje për mesfushorin e Fulham Jean Michael Seri.

Sipas Calciomercato.it, Seri është edhe një herë një objektiv për klubet italiane pas largimit të Fulham nga Premierliga.


Uebsajti shkruan se 27-vjeçari është kthyer në radarin e Napolit, pasi ata u përpoqën të nënshkruanin me atë verën e kaluar.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë gjithashtu po ndiqet nga Interi, teksa shpjegohet se ‘Zikaltrit’ po kërkojnë një lojtar në formën e Marcelo Brozovic, kurse mund të propozohet për ‘nesër’ te Milani.

Klubi londinez ka paguar 30 milionë euro për të nënshkruar me Seri nga Nice një vit më parë, por do të ishte e gatshme ta shiste atë vetëm për gjysmën e këtij çmimi.

Ai luajti 32 herë në Premierligë sezonin e kaluar, duke shënuar një gol dhe duke ndihmuar me tre asistime.


Previous Next