Header Ads

Shaqiri e Xhaka kundër Ronaldos


Ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës, gjithsesi se pritet me drithërima nga dashamirët e futbollit, në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it të Ligës së Kombeve në futboll. Në një ndeshje emocionuese ku luftohet se cila prej tyre do të sigurojë biletën direkt për në Kampionatin Evropian 2020.


Ndeshja zhvillohet nesër në orën 20.45 në stadiumin “Estadio do Dragao” në Porto. Fituesi i gjysmëfinales të së mërkurës midis Portugalisë dhe Zvicrës do të përballet me fituesin e ballafaqimit Holandë-Angli, në finalen e play-off-it ku përcaktohet se cila prej tyre do të shkojë direkt në Kampionatin Evropian 2020.

Përballje mes Cristiano Ronaldos së Portugalisë dhe Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës të Zvicrës. Ish-përzgjedhësi i kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld ka folur në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve. Zvicra ka arritur të kualifikohet në fazën e fundit të Ligës së Kombeve, ku do të ballafaqohet me kampionët e Evropës, Portugalinë. Ekipi helvet ka disa yje që luajnë në ligat më të forta evropiane, me në krye Shaqirin që është pjesë e Liverpoolit dhe Xhakën që vesh fanellën e Arsenalit.

“Zvicra ka në skuadër lojtarë të rinj të jashtëzakonshëm. Ata kanë disa futbollistë që kanë prejardhje nga vende të tjera, por që i japin kualitet këtij ekipi. Një ekip me lojtarë si Shaqiri, Xhaka, Schar, Sommer e Seferoviq, padyshim se mund të përballet me këdo. Ata kanë mundësi të mira ndaj Portugalisë, pasi janë ndeshur disa herë me ta ku edhe kanë ditur të fitojnë por edhe të humbasin. E dinë se si mposhtet Portugalia dhe besoj se do t’ia dalin”, ka thënë Hitzfeld.



Powered by Blogger.