Chelsea ka zyrtarizuar largimin e Mauricio Sarrit nga stoli i skuadrës, edhe pse ky i fundit arriti të fitojë Europa League.

Emri i parë që po përmendet si zëvendësues i tij është legjenda e klubit londinez, Frank Lampard.


Tifozët e duan rikthimin e tij në “Stamford Bridge”, ndërsa për pronarin e klubit, Roman Abramovich, nuk do të ketë rëndësi e kaluara e tij te Chelsea, nëse ai nuk korr suksese.

Në 16 vite si president, manjati rus ka ndryshuar 13 trajnerë. Kjo strategji i ka dhuruar atij 16 trofe të ndryshëm, duke përfshirë, Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe Europa League.

Kjo tregon se shkarkimi i tij nuk do të jetë problem nëse nuk është në nivelet e kërkuara, megjithatë pas largimit të Sarrit, ish-mesfushori është kandidati kryesor për stolin e “Bluve” të Londrës.


Previous Next