Shkëndija nga Tetova do të përballet me kampionin e Estonisë, Nõmme Kalju në xhiron e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë luhet në transfertë më 9 korrik, ndërsa takimi i kthimit në Shkup zhvillohet më 16 korrik.


Sot në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundet e para eliminatore të kupave europiane. Kundërshtari i Shkëndijës në xhiron e parë do të jetë skuadra kampione e Estonisë, Nõmme Kalju.

Goglat e shortit vendosën që kuqezinjtë në ndeshjen e parë të paraparë për datën 9 korrik të jenë mysafirë, ndërsa takimi i kthimit në Shkup do të luhet më 16 korrik.

Orari mund të pësojë ndryshime me vendim plotësues të komisionit për gara të UEFA-së, varshmërisht prej situatës së përfaqësuesve të dy shteteve në kupat e europës.


Previous Next