Shqiptarët përballen me Anglinë - News48 (BST)

Header Ads

Shqiptarët përballen me Anglinë


Kombëtarja e Zvicrës synon vendin e tretë në Ligën e Kombeve në futboll. Shqiptarët Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Albian Ajeti, me Zvicrën do të përballen me anglezët, në takimin që luhet të dielën (nesër) në orën 15.00 në stadiumin “D. Afonso Henriques” në Guimaraes.


Anglia nuk arriti të shkojë në finale, pasi që u mund me 3:1 pas 120 minutave nga Holanda, kurse Zvicrës fati sportiv ia ktheu shpinën dhe kishte pësuar humbje me 3:1 nga Portugalia. Zvicër – Angli, pritet një përballje interesante, ani se anglezët në një mënyrë hiqen favoritë, por edhe Zvicra që ka përzgjedhës Vladimir Petkoviçin, ka gjasat e veta.


AUSTRALIA WEATHER
Powered by Blogger.