Kosova do të ketë një stadium të ri dhe projekti fantastik u prezantua para pak ditësh. Një arkitekturë moderne dhe një impiant me të gjitha kushtet do të ndërtohet për Përfaqësuesen e Kosovës.


Tifo-grupi "Dardanët" kanë hapur një peticion ku kërkojnë që stadiumit të ri t'i vendoset emri "Dardania Arena".

"Gjatë javës, në të gjitha qytetet e Kosovës së bashku me kordinatorët tanë dhe anëtarët e tifo-grupit kemi nënshkruar një peticion që stadiumi kombëtar që u prezantua javën e kaluar të emërohet 'Dardania Arena'.

Shpresojmë, që kërkesa jonë të miratohet", - shkruhet në kërkesën e tifo-grupit.


Previous Next