Last

Talenti belg bëhet lojtari më i ri që realizon gol në Euro U-21, shikoni perlën që i shënon Italisë


Kampionati Evropian U-21 ka treguar disa ndeshje të jashtëzakonshme, duke lënë gati në hije edhe ndeshjet e Kupës së Amerikës dhe Kupës së Afrikës.

Tejet interesante ishte edhe ndeshja ndërmjet Italisë U-21 dhe Belgjikës U-21, e cila përfundoi me fitoren 1:3 të Italisë.


Në këtë ndeshje, përveç spektaklit, është vendosur edhe një rekord i ri, nga Yari Verschaeren, përcjell lajmi.net.

Verschaeren është lojtari më i ri që shënon në një kampionat Evropian U-21. Ai është vetëm 17 vjeçar, dhe arriti të realizonte një gol jashtëzakonisht të bukur.

Goli i mesfushorit të Anderlecht erdhi në minutën e 79’ të ndeshjes, duke qenë i pamjaftueshëm për kombëtaren belge.

Më poshtë ua përcjellim edhe golin e shënuar nga Yari Verschaeren.