Last

Të qeshim me Suarezin, kërkoi penallti për lojë me dorë nga portieri


Luis Suarez ka bërë një veprim të çuditshëm në ndeshjen mes Uruguajit dhe Kilit në Copa America.

Luis Suarez ka përfunduar në qendër të vëmendjes me një reagim të tij gjatë ndeshjes mes Uruguajit dhe Kilit në Copa America.


Ylli kryesor i Uruguajit u gjend në një rast të mirë për shënim por portieri ndali topin duke e dëbuar në korner.

Mirëpo, pikërisht në momentet kur portiere e dëboi topin jashtë vijave duke përdorur duart, Suarez sinjalizoi lojë me dorë, duke kërkuar penallti.

Uruguaji e fitoi ndeshjen 1-0 dhe u kualifikua në çerekfinalen e Copa America.