Real Madridi e ka gjetur veten në një situatë që dukej e pamundur vetëm disa muaj më parë, por me tensione e ndoshuta te Paris Saint-Germain duket sikur Neymar dhe Kylian Mbappe mund të jenë në merkato këtë verë.


Los Blancos ishin duke pritur për një shenjë që tregon se mund të nënshkruan me yjet e PSG-së, dhe që erdhi në formën e komenteve të Nasser Al-Khelaifi.

Presidenti i PSG deklaroi se çdo lojtar që nuk dëshiron të jetë në klub e ka derën e hapur të largohet.

Ndërsa fokusi i Realit është në mënyrë të vendosur te Neymar, komentet e fundit të Mbappe vënë dyshime nëse ai dëshiron të jetë pjesë e kampionit francez edhe për shumë kohë.

Zinedine Zidane është jashtëzakonisht i interesuar për një lëvizje të mundshme për Mbappe, por bordi i Real Madrid beson se nënshkrimi me Neymar do të jetë më i suksesshëm.

Nëse ka ndonjë shans për të siguruar nënshkrimin e Neymar, Real Madrid do të paguante paratë dhe do të merrej me pasojat më vonë – e njëjta gjë vlen edhe për çdo lëvizje rreth Mbappe.

Problemi i vetëm qëndron në faktin se dyshja në fjalë dëshiron ta ketë vëmendjen e duhur te secili klub që do shkonin, andaj është e vështirë që në kryeqytetin spanjoll të shkëlqenin të dy.



Previous Next