Header Ads

“The Guardian” befason me një shkrim për Kosovën


Kombëtarja e futbollit të Kosovës po bëhet temë e shumë mediave botërore. Gazeta prestigjioze britanike, “The Guardian”, ka bërë një përmbledhje prej nëntë ngjarjeve kryesore të kualifikimeve të Kampionatit Evropian të vitit 2020.


Një prej tyre është fitorja historike e “Dardanëve” kundër Bullgarisë me rezultat 3:2, i cili ishte triumfi i parë në këtë gara. “Çdo kush me dyshime e ka lexuar njoftimin e Federatës së Futbollit të Anglisë se do të presin Kosovën në St Mary’s dhe jo në Wembley. A nuk ishin djelmoshat e Bernard Challandes edhe aq kundërshtarë?”, nis shkrimin mediumi britanik. Por, askush që ka njohur për futbollin nuk do t’i vlerësojë në fushë, kjo ka treguar edhe fitorja edhe e ditës së hënë – kur goli me kokë në minutën e 92-të nga Elbasan Rashani bëri që të shpërthejnë festime të çmendura – kjo bëri që Kosova të jetë e pamposhtur që 14 ndeshje.

Gazeta më tutje shkruan se Kosova më së paku do të përpiqet që të sigurojë pozitën e dytë në grupin A. Ekipi i Bernard Challandes janë të shkëlqyeshëm në posedim të topit dhe fituan në Sofje përkundër që u mungoi Arbër Zeneli, njëri ndër anësorët e tyre të nivelit më të lartë. Anësori tjetër, Milot Rashica, kontribuoi me gol dhe asistim. Ata mund të mos e mbushin ende stadiumin Wembley, por është e vështirë ta mendosh ndonjë Kombëtare që e kënaq më shumë publikun në Evropë sesa Kosova, shkruan gazeta Alo. Gjithashtu në këtë shkrim përfshihet triumfi në Ligën e Kombeve i Portugalisë.



Powered by Blogger.