Last

Top 10 lojtarët më të shtrenjtë në botë, në listë edhe Hazardi


Reali i Madridit i ka paguar 100 milionë euro Chelseat për Eden Hazard, duke e bërë në këtë mënyrë blerjen e tetë më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Vetëm për momentin, gjithsesi, sepse në kontratën e transferimit të belgut janë përfshirë edhe bonuse që shkojnë deri në 30 milionë euro,


disa prej tyre mjaft të thjeshtë, si për shembull kualifikimi i Real Madridit për në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Në këtë mënyrë, Hazard mund të ngjitet deri në vendin e katërt, apo të kapë vendin e tretë Mbappe, që kushtoi 135 milionë euro, por për këtë i duhet të fitojë Champions League dhe Topin e Artë.

Në vendin e parë në renditje mbetet Neymar, me 222 milionë eurot që PSG i pagoi Barcelonës, ndërsa i dyti Coutinho, me 145 milionë euro. Hazard është lojtari i tretë në historinë e Real Madridit që është blerë për të paktën 95 milionë euro, pas Cristiano Ronaldo e Bale.

Për sa u përket klubeve, Reali ka 3 lojtarë në 10-shen më të shtrenjtë në histori, Barcelona 2, PSG 2, Juventusi 2 dhe Manchester United një lojtar, Pogba.

Interesant është fakti se Reali ka blerë këtë verë 3 lojtarë që janë mes 10 blerjeve më të shtrenjta në historinë e klubit: Hazard (100 M€), Jovic (60 M€) dhe Militao (50 M€).