Tre kushte për t’u rikthyer, Barcelona “i tregon dhëmbët” Neymarit - News48 (BST)

Header Ads

Tre kushte për t’u rikthyer, Barcelona “i tregon dhëmbët” Neymarit


“Dua të kthehem në shtëpi, atje nga nuk duhet të isha larguar”, këto fjalë të Neymar kanë bërë që Barcelona të hyjë në merkato për rikthimin e brazilianit në “Camp Nou”.

Gjithsesi media braziliane “A Tarde”, ka bërë me dije se klubi katalanas i ka vendosur tre kushte të forta Neymarit, që ata të fillojnë negocimin për riblerjen e tij.


Të pranojë ulje page (aktualisht Neymar merr 30 mln euro tek PSG).

Të iu “falë” 26 milionë eurot dhe të pushojë gjyqin për paratë që Barcelona nuk i dha 27-vjeçarit kur u largua për tek PSG.

Të kërkojë ndjesë publikisht dhe të pranojë se largimi nga Barcelona ishte gabim.

Këto janë tre kushtet bazë që klubi i ka vendosur futbollistit për të filluar negocimin me PSG-në, që do të jetë edhe pjesa më e vështirë, duke qenë se kampionët e Francës kërkojnë para kesh për të lënë të lirë sulmuesin.


AUSTRALIA WEATHER
Powered by Blogger.