Last

Tri ngjarjet kryesore të UEFA-s, edhe Kosova pjesë e saj


Kosova ka shënuar fitore historike përballë Bullgarisë, me ndeshjen që ishte e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020.

‘Dardanët’ realizuan fitore të madhe në udhëtim në Sofje me rezultat 3-2.


Kjo nuk ka mundur t’i ik llogarisë zyrtare të UEFA-s, e cila e ka përshkruar kështu: ‘’Kosova ka shënuar fitore në minutat e fundit’’, përcjell lajmi.net.Përveç fitores historike të Kosovës, pjesë e ngjarjeve për mbrëmjen e sotme janë edhe golat e polakëve,Krzystof Pieatek si Robert Lewandowski si dhe goli i njëzet i Sergio Ramosit me kombëtaren spanjolle.Ndryshe, Kosova tashmë mund të shpresojë për një kualifikim direkt përmes eliminatoreve, pasi tubon pesë pikë në vendin e dytë, ndërsa Çekia mban pozitën e dytë me një pikë më shumë pas fitores bindëse 3-0 ndaj Malit të Zi.Pozita e parë mbahet nga Anglia që ka gjashtë pikë por me goldallim më të mirë, ndërsa Bullgaria dhe Mali i Zi teorikisht janë jashtë garës për kualifikim.