Tronditet PSG, Mbappe mesazh Klopp-it: Zgjedh Liverpool-in!


Sulmuesi i PSG-së, Kylien Mbappe, i ka dhënë një sinjal të qartë Liverpool-it dhe trajnerit Jurgen Klopp. I riu është kthyer në çështje për kampionët e Francës, pasi ka shfaqur dëshirën për t'u larguar.


Në një intervistë për ESPN, Mbappe u pyet se kush është skuadra që do të zgjidhte në FIFA për të luajtur kundër moderatorit.

"Ndoshta Liverpool-in, pasi ata fituan Champions Leaguen", - u përgjigj djaloshi i artë.

I ngacmuar nga gazetari nëse e pëlqen Jurgen Klopp-in, kampioni i botës nuk e fshehi simpatinë për të. "Po, është i mirë".