Me një sezon të përfunduar jo sipas planeve të Barcelonës, kapiteni i ekipit blaugrana, Lionel Messi beson se blerja e pesë futbollistëve do të ishte ideja perfekte për të përmirësuar situatën e katalanasve në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.


Sipas raportimeve të “Diario GOL”, Messi i ka kërkuar bordit drejtues të ekipit blerjen e pesë futbollistëve, përfshirë edhe një portier. Me Jasper Cillessen të destinuar për tu larguar, Barcelona do të ketë nevojë për një portier tjetër që të sfidojë Marc Andre Ter-Stegen.

Yann Sommer dhe Luis Neto janë dy emrat e përfolur për transferimin në Camp Nou, por kapiteni i Barcelonës ka sugjeruar portierin e Wolfsburg, Koen Casteels si alternativën ideale për të mbrojtur portën e katalanasve veçanërisht në ndeshjet e Kupës së Mbretit.

Në mbrojtje argjentinasi ka kërkuar me çdo kusht blerjen e holandezit Matthijs de Ligt. Ylli i Barcelonës beson se blerja e kapitenit të Ajax do të ishte një përforcim madhor në zemrën e mbrojtjes së katalanasve. Një investim për vitet e ardhshme, sikurse ka diktuar edhe për Junior Firpo të Real Betis, të cilin e konsideron si zëvendësuesin e Jordi Alba në vend të Raphael Guerreiro.

Në fund, Messi kërkon edhe përforcimin e sulmit gjithashtu. Ai nuk është një tifoz i madh i vendimit të Barcelonës për blerjen e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid, pas sjelljes dhe refuzimit të bërë nga francezi një vit më parë ndaj katalanasve, ndonëse është i mendimit që duhet blerë një sulmues.


Përfundimisht, me Philippe Coutinho thuajse të destinuar për tu larguar nga Camp Nou, Messi kërkon ribashkimin e treshes së ëndrrave, me Luis Suarez dhe Neymar.

Previous Next