Header Ads

VAR-i dhe Anglia i ‘falin’ Holandës finalen e Ligës së Kombeve (Video)


Ndeshje dramatike është zhvilluar në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, ndërmjet Holandës dhe Anglisë.

Në 120 minuta futboll, kjo ndeshje dhuroi thuajse gjithçka për tifozët e futbollit, duke përfshirë edhe katër gola, në fitoren 3:1 të Holandës.


Ishte minuta e 31’ kur Matthijs De Ligt bëri ndërhyrje të gabuar në Marcus Rashford, për tu akorduar penallti në favor të anglezëve.

Marcus Rashford e ktheu penalltinë në gol, për të zhbllokuar sfidën dhe për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, për të bërë që ‘Tulipanët’ të jenë shumë më kërkues në pjesën e dytë.

Lojtarët e Ronald Koeman kërkuan barazimin dhe atë e gjetën në minutën e 73’ me anë të qendër mbrojtësit të Ajax, Matthijs De Ligt.

Anglia arriti të gjente golin në minutën e 82’ duke u menduar se i dha fund takimit, por ishte VAR-i që anuloi golin për të lënë gjithçka në fatin e vazhdimeve.

Holandezët vazhduan me lojë më të mirë, dhe dyshja e Manchester City, John Stones e Kyle Walker patën një dhuratë të madhe për ‘Tulipanët’.

Në minutën e 97’ Stones humbi një top në 16 metërshin e tij, me holandezët që shfrytëzuan mirë atë rast, dhe ‘detyruan’ Walkerin të shënonte në portën e tij, për të përmbysur kështu ‘Tre Luanët’.

Kur mendohej se punët nuk mund të shkonin më keq, ishte Ross Barkley që bëri një gabim të ngjashëm, me Quincy Promes që shfrytëzoi gjithçka për të shkuar në 3:1.

Këto dy gola në fund dolën të jenë të fitores për kombëtaren e drejtuar nga Ronald Koeman, që tashmë në finale do të përballet me Portugalinë.



Powered by Blogger.