Last

Varfëri migjeniane: Kur vëllai më kërkon ushqim i them s’ka çfarë të japi vëllai ty


Emisioni "BOOM" në RTV Ora me rubrikën e çdo të premte "Shqipëria pa filtra" udhëtoi drejt qytetit të Beratit, aty ku jeton familja Kanani e cila përbëhet nga 4 anëtarë.

Punësimi sezonal i kryefamiljarit ka bërë që babai i dy fëmijëve të mos ketë mundësi që ti ofrojë fëmijëve gjënë me minimale, ushqimin.


Banesa e tyre është një dhomë gjysmë e rrënuar, e cila mund të shembet nga momenti në moment.

Kryefjala e dy fëmijeve është ushqimi, pasi ka raste që ata shkojnë në krevat me barkun bosh.

Kryefamiljarja: Kam vetëm këtë dhomën këtu.Çfarë bie jashtë, bie brenda. Minjtë futen brenda, nga lagështia dhe akrepë, fëmijët i kam çuar disa herë te urgjenca. Fëmijët nuk kanë faj, janë të vegjël. Dhe bukën e ha me listë. Dërgoj çunin në dyqan, ndonjëherë i jep, ndonjëherë i thotë thuaj mamit nuk të jap sepse ka vajtur shumë lek. Vjen çuni në shtëpi dhe qan.

Djali: Më vjen keq për mamin dhe babin dhe vëllain e vogël. Ndonjëherë rrimë pa ngrënë.Vëllai më thotë do më japësh pak bukë dhe unë i them nuk ka vëllai, sa të vijë mami nga puna dhe mbase do të na sjellë ndonjë gjë. Unë dua të kem një shtëpi që të jetoj i lumtur me familjen time.Kjo do të jetë dhurata më e bukur e Zotit.

Kryefamiljari: Unë kam punuar por me shkëputje, privat, aq punë ka pasur.Unë punoj por kaq është mundësia ime. Jam marangoz, këtu nuk ka punë. Kam punuar 3-4 muaj dhe më kanë hequr.Nuk ka pasur punë. U bëj thirrje qytetarëve të Beratit që kërkojnë punëtorë, mund të punoj dhe me orare të zgjatura sepse më intereson të marr diçka më tepër për të siguruar të ardhura më shumë për fëmijët e mi. Nëse më ofrohet një punë tjetër unë jam i gatshëm që të punoj.

Për këdo që dëshiron të ndihmojë sadopak këtë familje, BOOM ka vënë në dispozicion numrin e celularit 0698842249.